1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Sandviç Monte Cristo: Sandviçi më i mirë të cilin do ta provosh ndonjëherë!

Përgatit nga përbërësit e zakonshëm diçka të pazakonshme dhe do të arrish të kesh kombinim magjik krokant, kore të arta nga jashtë dhe djathë të shkrirë nga brenda

Mund të themi që ai është hibrid i tostit francez dhe proshutës klasike të sandviçit me djathë.

Përbërësit:

– 4 feta buke për tost;
– 2 lugë majonezë;
– 1 lugë mustardë;
– 4 feta proshutë;
– 4 feta mish të tymosur gjeldeti;
– 2 feta emmentaler apo gauda;
– 2 vezë;
– 240 ml qumësht;
– 2 lugë gjalpë;
– sheqer pluhur.

Përgatitja:

Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës.

Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dy anët.

Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të pjekni sandviçë derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dy anët.

Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në diagonale. Qitni pak sheqer pluhur.

Më të guximshmit mund t’i qesin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat.

Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img