Site icon PrishtinaPress

Sanduloviq u rrah nga BIA, Kusari -Lila: Vuçiq po përdorë metoda brutale

Politikani serb Nikola Sanduloviq, u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pas deklarimeve të tij rreth kërkimfaljes për krimet e shtetit serb në Kosovë.

Ai deklaroi se “ka kërkuar falje edhe për ata që nuk e benë këtë”.

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi kishte bërë homazhe në Prekaz.

Lidhur me këtë rast ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Ajo tha se Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve.

“Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë”, tha ajo.

Exit mobile version