Site icon PrishtinaPress

Sanduloviq kërkoi falje për krime lufte në Kosovë, prokuroria serbe lëshon vendim për arrestimin e kryetarit opozitar

Avokati, Çedomir Stojkoviq ka njoftuar opionin se prokurori publik në Nish ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, një ditë pasi ai u rrah brutalisht nga BIA serbe për shkak të homazheve dhe kërkim-faljes për krimet serbe të kryera në Kosovë.

“Këtu mund të shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit për:  “Në rrjetin social X ka postuar se ka vendosur lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”. Putin arreston dhe rreh rusët nëse vendosin lule për ukrainasit e vdekur. Vuçiq arreston dhe rrah serbët nëse vendosin lule mbi varret e shqiptarëve. Serbi = Bjellorusi. Aleksandar Vuçiq = Sllobodan Milosheviq. Putin = mjeshtër i Serbisë. Nata është e errët dhe plot tmerre… Dhe mobilizimi në Serbi po afron…”, ka shkruar Stojkoviq.

Avokati Stojkoviq ka postuar në rrjetin social X edhe urdhërin e Prokurorit të Lartë Publik nga Nishi për arrestimin e Nikola Sanduloviqit.

Exit mobile version