-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sandu fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Presidentja pro Bashkimit Evropian e Moldavisë, Maia Sandu, ka shpallur fitoren ndaj sfiduesit të saj, Alexandr Stoianoglo, që është miqësor me Rusinë, në zgjedhjet presidenciale të përcjella me akuza për ndërhyrje ruse dhe mashtrime zgjedhore.

Me 99.7 për qind të votave të numëruara për balotazhin e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Sandu ka fituar 55.35 për qind të votave, ndërkaq Stoianoglo 44.65 për qind. 

Presidentja aktuale ka një epërsi prej 165.000 votash, sipas rezultateve paraprake.

“Moldavi, ti je fituese”, tha Sandu pak pas mesnatës, fitorja e së cilës u forcua nga votat në kryeqytet, Kishinjev dhe në diasporë.

“Sot, të dashur moldavianë, keni dhënë një mësim për demokracinë që është i denjë të futet në librat e historisë. Sot, ju keni shpëtuar Moldavinë. Për një të ardhme me dinjitet”, shtoi ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mirëpriti rezultatin zgjedhor në Moldavi.

Stoianoglo, i cili ende nuk ka pranuar humbjen, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të qëndrojnë të qetë, raporton rel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img