Site icon PrishtinaPress

“San Siro” nuk do ta organizojë finalen e Championsit në vitin 2027-të

Stadiumi që e përdorin dy gjigandët italianë, Milan dhe Inter, “San Siro/Giuseppe Meazza” nuk do të jetë vendi ku do të zhvillohet finalja e Champions Leagues në vitin 2027-të.

Kështu vendosi të marten Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, transmeton Klankosova.tv

Ky stadium, ishte zgjedhur si vendi pritës për finalen e Ligës së Kampionëve 2027 në maj, por nuk mund të garantohej që stadiumi do të ishte plotësisht i disponueshëm pas tri vjetësh, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ekziston mundësia që San Siro të ndikohet nga punimet e rinovimit, të cilat janë vendosur të zhvillohen përpara se Italia të presë Kampionatin Evropian 2032.

Këto zhvillime mund të ndodhin në një fazë pas Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2026, të cilat qyteti i Milanos është bashkëpritës.

Meqenëse autoritetet lokale nuk mund të garantonin se stadiumi nuk do të ndikohej nga punimet e rinovimit në vitin 2027, UEFA ka vendosur të heqë të drejtat e pritjes nga San Siro dhe tani do të rihapë procesin e tenderimit.

Pritet që një vend i ri pritës të vendoset rreth majit 2025.

Exit mobile version