0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Samsung Galaxy Watch6 do të fuqizohet nga një çip i ri me performancë më të mirë

Seria në ardhje e Samsung Galaxy Watch6 veçse është futur në “mullirin” e thashethemeve tash e një kohë, dhe pak më herët gjatë ditës u zbulua se modeli Pro do ta sjellë përsëri kornizën rrotulluese, e cila për herë të fundit në Galaxy Watch4 Classic, por që nuk u paraqit në gjeneratën e Watch5 Pro.

Tani ka edhe lajme të tjera të mira sa u përket orëve të Samsung-ut për këtë vit. Sipas një thashethemi të ri, seria Galaxy Watch6 do të fuqizohet nga një çip i ri, i emërtuar Exynos W980. Çipi i ri pritet që të jetë për mbi 10 për qind më i shpejtë se Exynos W920, i cili fuqizon të dyja seritë, si Galaxy Watch4 e po ashtu edhe Galaxy Watch5.

Një SoC i përmirësuar është padyshim një gjë e mrekullueshme për të pasur, veçanërisht duke marrë parasysh që diçka e tillë nuk ishte pjesë e listës së përmirësimeve në linjën Galaxy Watch5 vitin e kaluar në krahasim me pajisjet Galaxy Watch4 nga 2021.

Për më tepër, Exynos W980 i ri me sa duket mund të prodhohet në një proces 5nm nga vetë Samsung, dhe ky ndërrim në proces mund të rezultojë në jetëgjatësi të përmirësuar të baterisë për orët e mençura në ardhje të cilat fuqizohen nga ky çip.

Galaxy Watch6 gjithashtu do të ketë një ekran më të madh me rezolucion më të madh, me korniza më të holla dhe kapacitete më të larta të baterive.

Përditësimet e reja janë duke u shndërruar në përditësime shumë të duhura, veçanërisht për ata që kërkojnë të kalojnë nga gjenerata e Galaxy Watch4 tek ajo e Galaxy Watch6.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img