4.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Samiti në Tiranë ‘përze’ Besnik Bislimin

Edi Rama vijon përpjekjet paraprake për të mirëpritur në tetor në Tiranë takimin e radhës së Procesit të Berlinit. Pas turit dy ditor në gjithë rajonin, kryeministri shqiptar ka ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor në një drekë informale këtë të hënë në Tiranë.

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar: katër kryeministra të rajonit, ajo e Serbisë Bërnabiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski, shefi i qeverisë malazeze Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo. Në takim do të marrë pjesë edhe komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, por edhe pas përpjekjes së Varhelyi, ai ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami.

Mësohet se në takimin e liderëve rajonit në Tiranë nga qeveria e Kosovës ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi.

Por ky takim i Bislimit me krerët e rajonit nuk do të jetë i mundur për shkak të protokollit. Zëvendëskryeministrit të Kosovës i është komunikuar nga organizatorët e takimit se niveli i tij është dytësor dhe jo i përshtatshëm dhe se dosja e takimit do t’i dërgohet me poste të sigurt qeverisë së Kosovës, përkatësisht zyrës së kryeministrit. Kjo gjithmonë nëse Albin Kurti nuk ndryshon mendje në minutë të fundit, dhe lë Greqinë për Tiranën.

Duket se Kurti vijon të rrijë larg tryezës së Ramës, duke e mbajtur edhe Kosovën larg.

Këto mbledhje koordinuese kanë për qëllim që rajoni të krijojë një plan të përbashkët veprimi kur në tetor të ulet në tryezë përballë Bashkimit Evropian.

Veç sigurisë dhe gjeopolitikës në tërësi, Ballkani Perëndimor është i etur për fonde evropiane dhe ato jepen kryesisht për projekte të mëdha që ndërlidhin vendet, ndaj secili shtet nuk mund të shkojë me kërkesat e veta, por me një plan të përbashkët me fqinjët.

Samiti i Berlinit është një format i nisur nga Gjermania, në të cilin kanë marrë pjesë pa rezerva të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirë edhe Kosovën, që ka qenë një kritike e madhe e Open Ballkan, të cilin Rama për momentin e ka lënë mënjanë. Paradoksalisht tani është Kurti ai që po i qendron larg Procesit të Berlinit, i cili tashmë thuajse ka përcaktuar Tiranën si qendrën kryesore të koordinimit të tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img