0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Samiti i sotëm në Mal të Zi vë përballë Osmanin e Daçiqin

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samiti të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku sot do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale.

Ky proces është në kuadër të bashkëpunimit rajonal i cili është krijuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në mes vendeve të Evropës Juglindore.

Bëhet e ditur se në këtë samit do të miratohet një deklaratë e përbashkët, ku pjesëmarrës do të jenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti bullgar, Rumen Radev, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji e përfaqësues të Rumanisë, Greqisë e Sllovenisë.

Pasi që Mali i Zi do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale, presidencën e këtij Samiti do ta marrë Maqedonia e Veriut më 1 korrik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img