0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Samiti i Investimeve në Londër, ‘infuzion’ për ekonominë në Kosovë”

Vlera e projekteve të Qeverisë së Kosovës dhe sektorit privat që do të prezantohen në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Londër arrin shumën 500 milion euro.

Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka ka thënë se kjo shumë mund të jetë pak sa ambicioze në krahasim me projektet e kaluara që ishin konkrete para organizatave ndërkombëtare financuese.

“Shuma e proklamuar nga ana e zyrtarëve të Qeverisë për projekte në vlerë 500 milion euro mund të jetë pak ambicioze në krahasim me të kaluarën kur kemi pas ndoshta projekte konkrete të cilat kemi mundur ti prezantojmë para organizatave ndërkombëtare financuese siç është rasti me Bankën Evropiane për rindërtim dhe zhvillim”, ka thënë Zeka.

Megjithatë sipas tij vetëm disa prej këtyre projekteve të prezantuara do të mund të arrijnë të prezantohen në konferencën e BERZH-it.

Zeka ka tutje ka shtuar se financimi i këtyre projekteve do të ketë impakt shumë të madh pozitiv në ekonominë e vendit.

“Megjithatë vetëm ndonjëra prej gjitha këtyre projekteve do të prezantohen në konferencën e BERZH-it në Londër do të arrijnë të sigurojnë financimin e këtij institucioni dhe reflektimi në ekonominë tonë do të jetë jashtëzakonisht i madh duke e ditur që qasja në financa në vendin tonë në përgjithësi edhe për bizneset është mjaft e kufizuar dhe kjo do të nënkuptonte një “infuzion” të madh financiar për ekonominë e vendit”, ka thënë në fund Zeka.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img