Samiti i G20-s në Kinë përfundoi punimet me sukses e i cili do t’i japë forcë aktive ekonomisë botërore, tha të hënën në Hangzhou presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde.
Në një konferencë shtypi ajo tha se ekonomia botërore karakterizohet prej një kohe të gjatë nga një rritje e ulët dhe e kufizuar që ka favorizuar pak njerëz.
“Prandaj udhëheqësit e vendeve të G20-s janë të një mendimi se bota e sotme ka nevojë për një rritje më të shpejtë dhe më gjithëpërfshirëse dhe u ra dakord të merren masa të mëtejshme në politikën monetare, politikën financiare dhe më shumë reformën strukturore”, tha Lagarde, duke shtuar se gjatë këtij procesi, novacioni do të luajë një rol kyç.
Lagarde e vlerësoi presidentin kinez Xi Jinping kur tha se “veprimet janë më të rëndësishme se fjalët”. Ajo u bëri thirrje udhëheqësve të G20-s të konkretizojnë rezultatin e Samitit të Hangzhout dhe të nxitin më tej rritjen ekonomike.