Site icon PrishtinaPress

Samiti i BE’së, Kryeministri kroat për sulmin e 24 shtatorit: Konkluzionet e BE’së janë të forta dhe serioze

Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq para takimit të liderëve të BE’së ka komentuar rreth takimeve të liderëve të Kosovës dhe Serbisë me ata europianë. Ai ka thënë se nuk mund të komentojë shumë për to.

“Këto bisedime ende po vazhdojnë nuk mund t’i komentoj, nuk e di për çka janë marrë vesh. Pra, biseda, jo të gjithë së bashku, por së pari me liderët europianë, njëherë Kryeministri i Kosovës më duket e më pas presidenti i Serbisë. S’kemi ndonjë njoftim, kur të vijnë ata (liderët e BE’së) do të shohim çfarë ka.” ka theksuar Plenkoviq.

I pyetur nëse Kroacia angazhohet për të sanksionuar Serbinë për shkak të sulmit të 24 shtatorit, Plenkoviq ka thënë se konkluzionet e BE’së në masë të madhe janë dakorduar dhe se ato janë të forta dhe serioze sa i përket këtij rasti.

“Konkluzionet pak a shumë janë dakorduar, janë te forta, serioze Ne konsiderojmë se ai akt, de facto, i një grupi terrorist paramilitar i cili ka ardhur i pajisur e i trajnuar që nuk ka ardhur nga Marsi, por nga Serbia sepse janë përgatitur për atë aksion, ka qenë goditje serioze për destabilizimin e Kosovës dhe Veriut të Kosovës. Kjo është skajshmërisht e papranueshme dhe këtë e kemi thënë në të gjitha rastet e mundshme siç ishte rasti në Granadë. Se çfarë do të ndërmerret tash do të shohim pas këtyre bisedave. Me sa kuptoj unë ekziston vullneti dhe dëshira e të dyja palëve që kjo situatë të qetësohet dhe të vazhdohen bisedimet për normalizim” ka thënë ai.

Exit mobile version