6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Samiti i Berlinit/ Tirana nesër mirëpret kancelarin Sholz, presidentin Macron dhe liderë tjerë evropian

Nesër në kryeqytetin shqiptar, Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të bashkohen udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar për se kryeministri Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë.

Kancelari gjerman Olaf Sholz dhe presidenti Makron do të jenë pjesë e këtij Samiti.

Shqipëria do të presë në 16 tetor, Samitin e Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Pallati presidencial Elysée ka njoftuar se presidenti francez Emmanuel Macron do të bëjë vizitën e parë dypalëshe të një presidenti francez në Shqipëri më 16 dhe 17 tetor, pas samitit për Ballkanin Perëndimor.

Policia shqiptare ka prezantuar masat e sigurisë që janë marrë për mbarëvajtjen e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të BP në Bashkimin Evropian. Ai filloi dhe u prezantua në 28 Gusht 2014, nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën Përfundimtare nga Kryesia Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si dhe të rrisim “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe të hedhim bazat për një rritje të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.  Ai është ndihmë shtesë e procesit institucional të integrimit në BE të shteteve, bazuar në miratimin e acquis-communautaire.

Agjenda e ndërlidhjes së Procesit i referohet shkëmbimeve humane, bashkëpunimit ekonomik dhe bashkëpunimit politik të rajonit. Në kuadër të procesit të Berlinit janë krijuar: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF) është arritje të padiskutueshme të Procesit të Berlinit.

Gjithashtu, krijimi i Korridoreve të gjelbra dhe Marrëveshja Roaming janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img