1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarje historike

Tirana do të presë më 6 dhjetor liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një foto të logos së takimit të samitit në rrjetin social Facebook, teksa shpreh kënaqësinë që samiti BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet në Shqipëri.

Teksa e konsideron si një ngjarje historike, kreu i qeverisë shkruan se shqiptarët e shohin të ardhmen në familjen e madhe evropiane.

“Mirëmëngjesi dhe me kënaqësinë e vendit mikpritës për herë të parë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, një ngjarje historike, me respektin për ne që të ardhmen e shohim në familjen e madhe europiane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Samiti është pjesë e zbatimit të Agjendës Strategjike të Këshillit Evropian 2019-2024, si dhe konsiderohet një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë drejt BE-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img