Site icon PrishtinaPress

Sami Lushtaku s’mund të kandidojë për kryetar të Skenderajt, akuzon Kryeministrin dhe Presidenten

Kryetari i Degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka thënë se s’mund të kandidojë për kryetar komune. Për këtë pamundësi Lushtaku ka fajësuar kryeminsitrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmanin.

Sipas tij, për t’iu pamundësuar kandidimi për kryetar të Skenderajt, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësisë nga Kurti dhe Osmani.

“Duke parë përkrahjen e madhe që ka PDK në Skenderaj, unë si kryetar Dege dhe kandidat për kryetar të Komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim, është bërë presion i madh mbi isntitucionet e pavarura dhe ato të drejtësië. Ky presion është bërë nga dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja”, është shprehur Lushtaku.

“Skenderaj është zemra e UÇK-së dhe zemra e PDK-së. PDK e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, as nuk thyhet e as nuk dorëzohet. Skenderaj dhe PDK janë rritur e zhvilluar së bashku, andaj edhe në këto zgjedhje, PDK do të dalë fituese bindëse dhe unë do të jem në krye të qeverisjes, pranë qytetarëve të Skenderajt”, ka shkruar Lushtaku.

 

 

 

Exit mobile version