Site icon PrishtinaPress

Sami Lushtaku sfidon masat e Qeverisë Kurti

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku sot ka mbledhur qindra simpatizantë të kësaj partie në një tubim parazgjedhor në Qiriez.

Lushtaku me këtë tubim ka vendosur që të sfidoj masat e Qeverisë Kurti, që sipas tyre thuhet se në ambiente të jashtme lejohen grumbullimet deri në 50 persona, por duhet të sigurohet distanca prej 1.5 metra në mes të personave.

Në bazë të fotografive të publikuara në Facebook nga Lushtaku vërehet se aty ka qindra persona dhe se nuk ka distancë sipas masave të Qeverisë.

“Qirezi ka qenë bazë e luftëtarëve të UÇK-së dhe strehë e shumë refugjatëve gjatë luftës. Këta burra e gra bujare, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot para shumë qytetarëve të kësaj bashkësie lokale, prezentuam një projekt madhështor i cili do të ndryshojë Qirezin për të mirë”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Exit mobile version