Site icon PrishtinaPress

Sami Lushtaku padit Hysen Durmishin

Nënkryetar i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka paditur zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin për shpifje.

Lushtaku në një prononcim për Indeksonline ka thënë se është detyruar të bëjë këtë veprim për shkak të shpifjeve të zv-ministrit Durimishi.

“Ai ka shpif që i ka ndalë tenderët Lushtakut, tash ai duhet me tregu cilët tenderë në Gjykatë. Nuk është hera e parë që ka shpifje nga ministrat dhe zv/ministrat e Qeverisë dhe rekomandimi i miqve dhe avokatit tim ka qenë që të ushtroj padi”, ka thënë Lushtaku.

Kujtojmë se Durmishi kishte deklaruar se me ardhjen e Qeverisë Kurti janë prishur planet e njerëzve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt dhe të Lushtakut të cilët sipas tij, fitonin miliona nga Ministria e Infrastrukturës.

Exit mobile version