1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sami Lushtaku nuk e sheh si rival Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt

Anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka thënë se nuk e sheh si rival Bekim Jasharin për kryetar të ardhshëm të Skenderajt. Lushtaku thotë se PDK ia ka dhënë një mandat Jasharit në krye të komunës më të madhe në Drenicë dhe s’është korrekt që t’i ipet edhe një mandat tjetër.

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është nominuar nga PDK-ja si kandidat për të qeverisur sërisht me këtë komunë.

Lushtaku do ta ketë përballë në garë kryetarin aktual Bekim Jashari për të cilin thotë se nuk e sheh si rival.

“Unë nuk e shoh asnjë rival realisht, kam punu dhe jam angazhu, e PDK me ka nominuar për kandidat për kryetar të komunës. Çdo individ e parti  ka të drejtë shpall kandidaturën dhe të hyjë në garë, pra secili që ka ambicie mund t’i shfaqë përmes fushate dhe të marr besimin e qytetarit. Për mu, Bekimi, jo far Jashari, as mbiemrin s’po du me ia përmend. Bekimi nuk është rival që mu ma rrezikon marrjen e komunës”, ka thënë Lushtaku për Syri.net.

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës thotë se është jokorrekte që t’i ipet edhe një mandat Bekim Jasharit pasi sipas Lushtakut, PDK-ja veçse ia ka dhënë një mandat në krye të Skenderajt.

“Nashta u tregu zotri Bekimi i ashpër, unë jo, jo valla absolut.  PDK- ja ia ka dhënë një mandat z.Bekimit, dhe mendoj që është jo korrekte me ia jep edhe një mandat z.Jashari për faktin që jemi parti politike e nuk jemi organizatë ndërkombëtare. Do më thanë kur t’i teket e kujt t’i teket na me ja jep këtë mundësi. Na ja kemi jap, ka shfaq dëshirën, të unë mundësi të dytë nuk ka, as ai, as dikush tjetër”, ka thënë Lushtaku.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img