Pas kryetarit te Nëndegës së PDK-së në Prelloc AFRIM DELIU dhe kryetarit të nëndegës në Turiçec ABAZ SMAJLI edhe kryetari i Nëndegës së PDK-së në Kledernicë XHAVIT MULAJ i bashkohet kryetarit aktual Bekim Jashari njëherit kandidat i pavarur për kryetarë në Komunën e Skenderajt.
Kjo është mbeshtetje direkte për kandidatin e pavarur kryetarin aktual Bekim Jashari nga zyrtarët e lartë e kësaj partie, madje ata kanë inkurajuar e ftuar strukturat drejtuse (anëtarë te kryesisë së degës dhe kryetarë të nëndegëve) edhe shumë aktivist të PDK-së që janë deklaruar se e mbeshtesin kandidatin e pavarur Bekim Jashari që të punojnë fort për fitorën e tijë në zgjedhjet komunale te 17 tetorit te këtij viti.
Në Skenderaj tashmë është e qartë se PDK-ja në Skenderaj me strukturat e saj në teren po e mbeshtesin Bekim Jasharin.
Kryetari i Nëndegës së PDK-së në Klledernicë Komuna e Skenderajt Xhavit Mulaj ka listuar faktet qe e shtynë atë të marr vendim qe me strukturat drejtuese ne at fshat te rreshtohen ne mbeshtetje te Bekim Jasharit.