Ish- komandanti i UÇK-së për zonën e Drenicës, pas procedurave të verifikimit është liruar menjëherë.
Avokati i tij, Arianit Koci, ka thënë për lajmi.net se ndalimi i tij nuk ka të bëj aspak me fletëarrestet e Serbisë që janë akoma në fuqi.
Sipas Kocit, kjo ka qenë një procedurë e rregullt dhe se pas verifikimit ai është liruar.
“E kanë ndalë Policia, e kanë kontrollua, e ka kryer policia punën e vet edhe ai ka vazhduar më tutje. Nuk ka pasur diçka tjetër. Është ndaluar për një kohë të shkurtër. Policia ka kryer procedurën e verifikimit dhe e kanë liruar zotin Lushtaku”, ka treguar për lajmi.net Koci.
Ai ka thënë se nuk e dinë arsyen e ndalimit të tij, pasi që siç tregoi Koci, Lushtaku nuk ka pyetur asgjë në lidhje me ndalimin e tij, pasi që nuk e kanë mbajtur gjatë atë, por thjeshtë deri sa janë kryer procedurat e kontrollit.
“Nuk e dimë arsyen e ndalimit të tij, pasi që as ai nuk është interesuar më tepër se cila ka qenë arsyeja e ndalimit të tij. E kanë ndalë e kanë verifikuar dhe e kanë lëshuar. Nëse do të ishte ndaluar për një kohë më të gjatë atëherë do të ishim interesuar për arsyen e ndalimit dhe do të kishim verifikua. Ne nuk e dimë arsyen e ndalimit ai nuk ka pyetur. Thjeshtë është procedurë e rregullt dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Koci.
Kujtojmë, se për shkak të fletëarresteve nga Serbia, kohë më parë në Francë ishte arrestuar tashmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mirëpo, ai pas disa muajve me seanca gjyqësore, ai ishte liruar.