William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë është takuar sot me ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Këtë e ka bërë të ditur vet Lushtaku, i cili ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me Walker dhe me djalin e tij, deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtakun.
“Sot pata nderin e jashtëzakonshëm të mirëpres mikun e madh të shqiptarëve, mikun tim të moçëm Ambasadorin ëilliam ëalker”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Walker ka ardhur në Kosovë për të marrë pjesë në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut. Kujtojmë se në vitin 1999 ishte pikërisht ëalker ai që kishte parë nga afër masakrën që kryen ushtarakët serbë në këtë fshat.