-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sami Lushtaku mban tubim pa respektuar asnjë masë, në takim edhe vëllai i personit që plagosi avokatin Gazmend Halilaj

Pandemia COVID-19 dhe përhapja e madhe e kësaj sëmundje nuk  ka ndaluar kryetarin e degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, që të zhvillojë takime me banorët e kësaj komune pa respektuar asnjë masë anticovid, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Së fundi Lushtaku ka takuar banorët e lagjes Fazliu në Prekaz të Epërm ku shihet grumbullimi i njerëzve pa respektuar asnjë masë, ku asnjëri nuk shihet të ketë maskë apo të mbajë distancë.

Në shoqërimin e Lushtakut shihet edhe zyrtari policor, Fehmi Fazliu, ndonëse zyrtarët policorë e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në tubime partiake.

Personi i theksuar në foto është Shaban Lushtaku, vëllai i Ibrahim Lushtakut që pati plagosur avokatin Gazmend Halilaj pasi ky i fundit kishte shkruar se Sami Lushtaku ka vjedhur 1.4 milionë marka gjatë periudhës së luftës në Kosovë

Pjesë e këtij takimi ishte edhe Shaban Lushtaku, vëllai i Ibrahim Lushtakut, ku ky i fundit në prill të këtij viti pati plagosur avokatin Gazmend Halilaj në shenj hakmarrje për shkrimin që avokati Halilaj kishte shkruar për Sami Lushtakun.

Për këtë rast Sami Lushtaku është dënuar me gjobë prej 2 mijë euro për një kërcënim ndaj avokatit Gazmend Halilaj në Drenas, dënim i cili është shqiptuar më 19 tetor të këtij viti.

Lushtaku u dënuar nga gjykata në Prishtinë një ditë pasi e pranoi fajësinë për këtë vepër dhe procedura ndaj tij u veçua nga dy të akuzuarit tjerë Ibrahim Lushtaku e Xhelal Zeqiri.

Sipas aktakuzës së ngritur më 21 tetor 2020 pasi që i dëmtuari avokati Gazmend Halilaj, më 11 prill 2020 kishte postuar një shkrim në Facebook kundër Sami Lushtakut, i akuzuari Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes ndaj Gazmend Halilajt, së bashku me Xhelal Zeqirin më 14 prill rreth orës 15:50 në rrugën “Muhamet Gashi” në Gllogoc, në hyrje të rrugës i kanë zënë pritë te shtëpia e tij.

Sami Lushtaku pasi e ka lexuar postimin e Gazmend Halilaj në Facebook që kishte të bënte me keqpërdorimin e 1.4 milion eurove  në kohën e luftës, e kishte thirrë në Viber të dëmtuarin Gazmend Halilaj duke e kanosur dhe kishte kërkuar nga ai që t’i fshijë ato shkrime.

Aktakuza thotë se Lushtaku e kishte sharë, fyer dhe me qëllim të frikësimit e ka kërcënuar me fjalët “ ku je se pa ardhë me t’kall nuk kam me e lanë” me ç’rast te i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth.

Po ashtu Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri po akuzohet se nga data e panjohur e deri më  22 prill pa lejen e organeve kompetente kanë mbajtur  pistoletat e tipit “Ekol” të kalibrit 9 mm dhe “Crvena Zasatava” të kalibrit 9 x 19 mm.

Kujtojmë se Lushtaku po vazhdon tubimet në vendbanimet e Skenderajt pa respektuar asnjë masë parandaluese ndaj COVID-19./Veriu.info/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img