Vetëvendosje ka mbetur pa kandidat për kryetar të Skenderajt. Hysen Mehani, të cilin e emëroi dega e këtij subjekti atje, u tërhoq nga gara sot dhe konfirmoi mbështetjen për kryetarin aktual të Skenderajt, njëherit deri dje ish-kundërkandidatin e tij, Bekim Jashari.
Kjo s`po e tremb fare rivalin e tyre nga radhët e PDK-së, Sami Lushtaku. Ky në një prononcim për “Front Online” i paralajmëroi të dy se do t`i mposht, madje goxha bindshëm në garën zgjedhore për Skenderajn.
“Ne jemi në garë. Frikë nuk kam as nuk kam pasë kurrë. PDK-ja është e fortë në Drenicë. Besojmë fuqishëm që i kemi 70 % të votave. Po presim fitore”, theksoi Lushtaku për “Front Online”.
Hysen Mehani i VV-së, për numrin një të PDK-së në Skenderaj, është i panjofshëm.
“Kush është ai”, pyet Lushtaku.