1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Sami Lushtaku: Fatmir Limaj i duhet PDK-së

Sami Lushaku ka thënë se numri dy i Partisë Demokratike të Kosovës dikur, Fatmir Limaj i duhet PDK-së.

“Limaj i duhet dhe PDK-së, po ashtu i duhet edhe shtetit të Kosovës”.

Kështu i është përgjigjur Sami Lushtaku, pyetjes së gazetarit në RTV Dukagjini.

Sami Lushtaku, anëtari i kryesisë së PDK-së, ka thirrur në emisionin e drejtpërdrejtë, për të demantuar, siç ka thënë ai, linçimin nga analisti Ylli Hoxha.

“Unë nuk kam kurrëfarë terminali dhe kjo mund të vërtetohet, Qeveria e Kosovës i ka të gjitha të dhënat e secilit terminal edhe secilit që e ka privatizuar apo e ka blerë një terminal”.

“E lus Ylli Hoxhën që të mos shpifë e të mos të thotë të pavërteta, se mjaft po gënjen, ai shefi tij të mos gënjen dhe t’i thotë publikisht”, ka thënë Sami Lushtaku.

Sipas Lushtakut, as ai dhe askush i afërt me të, nuk ka terminal doganor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img