7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Sami Lushtaku: Albini është argat i Serbisë, pikë, ai do të ikë nga Kosova

Kreu i PDK-së, dega në Skenderaj, Sami Lushtaku hodhi akuza të rënda kundrejt kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar atë si argat të Serbisë. Këto komente z. Lushtaku i bëri ndërsa dha vlerësimin kritik për draftin evropian të statutit të asocionit, për të cilin dokument janë pajtuar Kurti dhe Vuçiq në Bruksel.

Në një intervistë të gjatë për Kosovalive, Lushtaku, është i bindur se tashmë marrëveshja në terren ka nis të zbatohet.

“Nuk dyshoj që skenari Vuçiq-Kurti ka ndodhë nga targat, një skenar i përgatitur mirë në Beograd. Marrëveshja ka filluar ta zbatohet. Këto janë mendimet e Sami Lushtakut. Kurti është argat i Serbisë, pikë. Partitë politike duhet me qenë më të qarta, koherente dhe të qëndrueshme”, pohoi kryrtari Lushtaku, që drejton degën e PDK-së në bastionin e këtij subjekti politik.

“Çka e lidhë Albin Kurtin me Kosovën. As të ardhmen nuk e sheh në këtë vend. Tash ta shohin njerëzit, ai as familjen se ka në Kosovë. Unë veç nipa e mbesa i kam katërmbëdhjetë, nuk e kam ndërmend të iki nga këtu. Albini do ta kryen madantin dhe do të ikë nga Kosova, nuk e lidhë asgjë me këtë vend”, theksoi z. Lushtaku, ku flet me tone tepër kritike edhe për të tjera tema.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img