Site icon PrishtinaPress

Sami Gashi flet pasi u shkarkua nga Albulena Haxhiu, synon të jetë në krye të ShKK-së

PrishtinaPress raportoi pak më parë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkarkuar Sami Gashin nga pozita e ushtruesit të detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës në kuadër të MD-së.

I menjëhershëm ishte vendimi i saj i ri për ta sjellë në karrige të preferuarin e saj, Ismail Dibrani.

Për vendimin e Haxhiut, ka folur vetë Sami Gashi në një prononcim për Gazetën Sinjali.

Ai tha se ky vendim ishte i prishtëm pasi koha prej një viti për ta ushtruar këtë funksion, tashmë ka kaluar.

“Çdo ushtrues detyre që e merr mandatin I takon vetëm një vit, ansaj une dje e kam përmbush pjesën time kohore që më është bërë një vit dhe tash duhet të lirohet ajo pozitë, sepse pozita të tilla duhet të lirohen pas një viti”, tha Gashi.

Kur u pyet se a ka ambicie që të jetë në krye të SHKK-së, ai e pohoi një gjë të tillë.

“Sigurisht se në të ardhmen do të provojmë në bazë të konkursit”, u shpreh ai.

Exit mobile version