Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
“Vaj” titullohet kënga e re e artistes nga Shqipëria, që erdhi e vizuelizuar edhe me klip.
Për kompozimin e këngës është përkujdesur Boban Apostolov dhe Samanta, ndërsa për tekstin Lindon Berisha.
“Vaj” vjen pas këngës “Jeta ime” që po ashtu erdhi e bashkangjitur me klip, që u lansua në dhjetor të vitit të kaluar.
Kujtojmë që projekti i ri është pjesë e albumit të saj “Mama” që pritet të publikohet brenda këtij viti.