Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Mama” mban titullin kënga e re, e cila është e zhanrit baladë.
Muzika është realizuar nga vet Samanta, ndërsa tekstin e ka shkruar kolegia e saj Rozana Radi.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Kosovë.
Ana vizuale i është besuar produksioni kosovar, Imagine Films, teksa protagonistë të klipit Sara Qamili dhe Bekim Shllaku.
Samanta përndryshe ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.