Artistja e njohur nga Shqipëria, Samanta Karavella, ka publikuar sot (e mërkurë) këngën e radhës nga albumi i ri.
“Jeta ime” mban titullin kënga e dytë nga “Mama”, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
31-vjeçarja mori vëmendje të madhe me paraqitjen në klip, gjersa është realizuar bardh e zi.
Teksti është shkruar nga Rozana Radi kurse për muzikën u përkujdes Boban Apostolov së bashku me Karavellën.
Producimi po ashtu u bë nga Boban Apostolov, gjersa videoja iu besua produksionit ‘Kotorr’.
“Jeta ime” vjen pas “Mama”, të cilën e solli në fund të muajit nëntor me tekst e paraqitje sensuale.
Samanta përndryshe vazhdon të jetë shumë e pëlqyer për stilin dhe zhanrin muzikor që nga fillimi i karrierës.