-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sallahu e krahason PDK-në me Listën Serbe: Janë një brum

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka folur edhe për Vettingun. Sallahu ka thënë “një brum janë”, kur ka folur për Listën Serbe dhe PDK-në.

“Për Vetting Gjykata Kushtetuese e ka dhënë dritën e gjelbër. Tash është Kuvendi që e ka detyrën për me ndryshu dhe plotësu, me 2/3 e deputetëve shumicë dhe pakicë. Problemi është se duhet të kemi konsensus edhe me minoritetin serb për plotësim/ndryshimin e Kushtetutës, mirëpo, shefi i Grupit Parlamentar të PDK (Abelard Tahiri), në mënyrë jo të drejtpërdrejt tha që unë jam këtu për të ndalur Vettingun. Pra Lista Srbska që po e mohon dhe ndalon plotësim/ndryshimin e Kushtetutës me qëllim të zbatimit të Vettingut, i bashkëngjitet edhe PDK-ja”, u shpreh Sallahu.

Sallahu ka thënë “një brum janë”, kur ka folur për Listën Serbe dhe PDK-në.

“Një mendim kanë. Lista Serbe nuk do ta votojë vettingun, njëjtë tha edhe Abelard Tahiri”, tha ai.

“Pa PDK-në dhe pa Listën Serbe nuk i kemi votat”, u shpreh ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img