Opozita në Shqipëri nuk ka lejuar sot zhvillimin normal të seancës plenare. Sali Berisha pasi ka zaptuar foltoren është futur live në Facebook dhe madje ka paralajmëruar deputetët e mazhorancës se do t’i nxjerrë jashtë.
Pas kaosit të krijuar sot nga opozita, e cila nuk lejoi nisjen e seancës, Kuvendi i Shqipërisë njoftoi për mbylljen e punimeve për ditën e sotme.
Ndërkohë Berisha pasi bllokoi foltoren foli live nga Facebook, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të mazhorancës.
Pas vendimit të dhënë nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, seanca e sotme është mbyllur, ende pa nisur zyrtarisht.
Ishin deputetët e PD që uzurpuan foltoren dhe podiumin ku ulen ministrat, duke e cilësuar këtë veprim si një shenjë proteste për përjashtimin e kolegëve të tyre apo dhe mosngritjen e komisioneve hetimore. Sakaq, jashtë Kuvendit, pensionistë dhe minatorë protestojnë për pensione dhe miratimin e statutit të tyre.
VIDEO