1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Sali Berisha thotë se vendimi për të ja ndaluar hyrjën në SHBA s’është bazuar në prova

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur në emisionin Prrssing në T7 lidhur me ndalimin e hyrjes së tij për në SHBA. Thotë se ky vendim s’është bazuar në prova prandaj është rikthyer në politikë, siç tha për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

“Me datën 19 maj kur unë u shpalla ‘non-grata’ nga Sekretari i Shtetit Blinken pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë dokument. U shpalla ‘non-grata’ pas një karriere politike 30 vjeçare në të cilën kurrë një individ apo institucion i kundërshtarëve të mi apo i ndonjë vendi tjetër nuk ka ngritur një padi apo akuzë ndaj Sali Berishës apo familjarëve të tij”, tha Berisha.

“U shpalla non-grata tetë vite pasi kisha hequr dorë nga institucionet drejtuese dhe 3 javë pasi partia që unë mbështeta humbi zgjedhjet”, shtoi ai.

“Në këto rrethana duke e konsideruar vendimin pa asnjë bazë, unë mora vendimin tim, së pari t’i drejtohem Gjykatës për shpifje, së dyti të bëjë çdo gjë për transparencë në Shqipëri, në Europë, në SHBA dhe botë. Së treti, meqenëse unë shpallem non-grata pa asnjë lloj motivi, mendova se shkak ishte beteja ime e pakompromis kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit dhe në mbrojtje të interesit kombëtar ashtu siç i vlerësoja unë ato”,  tha Berisha.

“Duhet detyrimisht të rikthehesha dhe të bëja betejë më të fuqishme kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjes së interesit kombëtar. Kjo natyrisht s’mund të ndodhte me statusin e një njeriu që kishte deklaruar se ishte larguar pa kthim. Prandaj tregova se kthehem për të marrë çdo detyrë në harkun kushtetues të vendit”, shpjegoi Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img