18 C
Pristina
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

spot_img

Sali Berisha feston 80 vjetorin e lindjes në arrest shtëpiak: Jam në betejën më të rëndësishme të jetës

Nga shtëpia e tij, ku qëndron në arrest shtëpiak prej dhjetorit, Sali Berisha ka bërë një postim në rrjetet sociale, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

Ish-kryeministri ka shkruar se ndonëse është në majën e 8 dekadave, përballë ka një betejë, të cilën e konsideron më të rëndësishmen të jetës së tij.

“Miq, sot unë ngjita majën më të lartë, por dhe më të bukur të jetës time! Para meje një pamje kaq mahnitëse që kurrë nuk e kisha ëndërruar! Dhe kjo jo se jam në majën e tetë dekadave, por sepse sot jam në majën e motivimit të betejës më të rëndësishme të jetës time.

Të asaj me narkoshtetin dhe mafien më të rrezikshme të kohës që i bënë vendit tonë anëtar të NATO-s, grusht shteti kundër opozitës, sovranitetit tij të brendshëm dhe dështuan!

Kjo është maja më e bukur e jetës sepse shënon për mua kulmin e mirënjohjes më të pakufishme ndaj Zotit të Gjithëfuqishëm, familjes, miqve, bashkëpunëtorëve, mbështetësve të mi të cilët kanë qenë për mua, frymëzimi i pashterueshëm dhe energjia, forca jetësore e këtij udhëtimi që nis sot udhën drejt majës tjetër edhe më të bukur, drejt Everestit të Fitores”, shkruan Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img