Anësori egjiptian, Mohamed Salah që prej transferimit të tij nga Roma verën e kaluar, është kthyer në lider të Liverpool.
Ai këtë e dëshmoi edhe në ndeshjen e sotme nga Tottenham, ku shënoi të dy golat për skuadrën e tij, duke arritur në kuotën e 21 golave në 25 ndeshje.
Kështu ai bëhet lojtari më i shpejtë në histori të Liverpoolit që shënon mbi 20 gola për vetëm 25 ndeshje.