6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Salah hedh ‘bombën’: Liverpool s’më ka ofruar asnjë kontratë për të qëndruar, jam më shumë jashtë klubit sesa brenda

Mohamed Salah ka deklaruar se është i zhgënjyer që ende nuk i është ofruar një kontratë e re nga Liverpool dhe është “ndoshta më shumë jashtë se sa brenda”, me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.

Ky do të jetë një lajm alarmues për tifozët e Liverpool, të cilët kënduan emrin e tij gjatë pjesës së dytë të fitores 3-2 në Southampton të dielën, kur egjiptiani shënoi dy gola për të vulosur një rikthim dhe për të rritur epërsinë e Reds në krye të tabelës së Premierligës. 

Salah po kalon një sezon të shkëlqyer, me 10 gola dhe gjashtë asistime në 12 paraqitjet e tij të para të sezonit në ligë. Por perspektivat që ai të zgjasë qëndrimin e tij tetë-sezonal në Liverpool mbeten të paqarta.

“Epo, jemi pothuajse në dhjetor dhe nuk kam marrë ende asnjë ofertë për të qëndruar në klub”, tha 32-vjeçari për mediat pas ndeshjes në St Mary. 

“Ndoshta jam më shumë jashtë sesa brenda. Ju e dini që kam shumë vite në klub. Nuk ka klub si ky. Por në fund nuk është në duart e mia. Siç e thashë edhe më parë, është dhjetor dhe nuk kam marrë ende asgjë për të ardhmen time”, ka deklaruar egjiptiani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img