Prekazi dhe Reçaku janë dy nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më simbolike të historisë së Kosovës, ato formësuan rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, shkruan PrishtinaPress.
Kandidatja nga PDK-ja, Sala Jashari ka postuar së fundmi një video nga vizita e Walker në Prekaz dhe Reçak.
Në Prekaz, u shfaq një rezistencë heroike, ku familja Jashari dhe gjithë populli i Kosovës dhanë jetën për liri. Ndërsa në Reçak, me humbjen tragjike të 45 martirëve, fjala e dhënë nga Ambasadori William Walker luajti një rol të paçmueshëm, duke nxitur ndërhyrjen e NATO-s dhe duke hapur rrugën për lirinë që gëzojmë sot.
Në takimin tim të fundit me Ambasadorin William Walker, pata nderin të shpreh mirënjohjen time të thellë për angazhimin e tij të palodhur dhe për rolin që ka luajtur në këtë periudhë të vështirë për Kosovën. Integriteti i tij dhe angazhimi për të thënë të vërtetën para botës janë vlera që do të mbeten të paharrueshme, theksoi ajo.
Mbi të gjitha, William Walker do të mbetet gjithmonë një nga anëtarët më të nderuar të familjes tonë. Ai është një mik dhe aleat i Kosovës dhe do të jetë gjithmonë një simbol i qëndrueshmërisë dhe mbështetjes ndërkombëtare për popullin tonë, përfundoi Jashari.
Postimi i plotë: https://www.facebook.com/share/v/1DNHLTbPSp/