Site icon PrishtinaPress

Sajoi vdekjen e tij për të zbuluar planin e bashkëshortes: Më paralajmëroi vjehrra që ditën e dasmës

Një burrë që vendosi të sajojë vdekjen e tij pasi ish-bashkëshortja aranzhoi një vrasës për ta ekzekutuar

Ai në një spektakël tregonte se si ajo “qeshte me të madhe sikur të kishte fituar lotarinë”, kur mendoi se plani i saj kishte dalë me sukses.

55-vjeçari Ramon Sosa në Houston tregoi në emisionin “This Morning” se si zbuloi planin “për ta hequr qafe” në vitin 2016 dhe shton se nuk do të çuditej nëse Netflix do të bënte një serial për jetën e tij.

Mes të tjerash, Sosa u rrëfye sesi bashkëpunoi me policinë e Teksasit për të kapur gruan e tij meksikane Lulu, pasi ajo i ofroi një ish klienti të tij 2000 dollarë për ta vrarë.

Për të nxjerrë zbuluar gruan, Sosa, një trajner boksi që ka palestrën e tij, sajoi vdekjen e tij, të cilën e kompletoi me foto sikur kishte marrë një plumb në kokë.

Lola aktualisht është duke vuajtur një dënim me 20 vite burg për tentativë vrasje. Ajo e mori nënshtetësinë amerikane vetëm pasi u martua me Ramon Sosan.

Mes deklaratave, Ramos tregoi në emision se ishte paralajmëruar që ditën e parë të martesës nga vjehrra se vajza e saj ishte problematike.

Exit mobile version