2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Sahiti: Në Prishtinë ka çdo ditë ulje të rasteve sociale

Komuna e Prishtinës është duke mbështetur organizatat e shoqërisë civile. Kjo komunë ka ndarë rreth 300 mijë euro për këto OJQ, shkruan Prishtinapress.

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në komunë, Adelinë Sahiti, në një prononcim për Prishtinapress ka thënë se kanë ofruar mbështetje të madhe financiare për OJQ që ofrojnë shërbime sociale.

Kemi ndarë rreth 300 mijë euro për këto OJQ, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rritje e përfitueseve të këtyre shërbimeve. Kjo dëshmon më së miri se ne shoqërinë civile, organizatat që merren me fushën sociale, e që janë profesionale i shohim si partnerë dhe bashkëpunëtor. Kjo qasje dhe frymë do të vazhdoj” , tha Sahiti.

Sahiti potencoi se me marrjen e mandatit të saj është angazhuar maksimalisht të qëndroj pranë qytetarëve.


Kjo duke ofruar mbështetje më të madhe financiare për OJQ që ofrojnë shërbime sociale, kjo duke nxjerr vendime për mbështetje financiare të nënave/lehona, përfituese të skemës sociale, duke shtuar kapacitetet dhe duke fuqizuar Qendrën për Punë Sociale e duke thelluar bashkëpunimin me të gjithë akterët relevantë në fushën sociale. Jemi duke shkuar me hapa të sigurt drejtë sukseseve e arritjes së qëllimit tonë: Prishtinë për të gjithë!”, shtoi më tej Sahiti.

E pyetur se cilët janë hapat konkret për një Prishtinë ndryshe, sa i përket mirëqenies sociale, drejtoresha u shpreh se ka mbështetje financiare për rastet në nevojë, për nënat, për gruan dhe mbështetje konkrete për personat me aftësi të kufizuar.

Për herë të parë në nivel vendi një institucion ka krijuar hapësira e qasje për personat e verbër, duke vendosur shirita taktil brenda dy objekteve të komunës, për përdoruesit e karrocave, duke zbritur nivelin e sporteleve si dhe me marrjen e printerit në alfabeti Braill, duke iu mundësuar personave të verbër, që të kenë në duart e tyre e të lexojnë përmes këtij alfabeti vendimet më të rëndësishme që dalin nga komuna e Prishtinës”, tha ndër të tjera për Prishtinapress ajo.

Ndërsa, sa i përket rasteve sociale në komunën e Prishtinës janë aktualisht 1298 familje.

Në komunën e Prishtinës kemi fatmirësisht çdo ditë ulje të rasteve sociale. Aktualisht janë gjithsej 1298 familje raste sociale, e të cilat janë përfituese të asistencës sociale, sipas të dhënave të nxjerra në muajin shtator”, përfundoi Sahiti./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img