Teuta Sahatqija, konsulle e përgjithshme e Kosovës në New York ka falënderuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley për mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Sahatqija ka falënderuar po ashtu të gjitha ato shtete që mbështesin Kosovën për anëtarësim në Interpol.
Në vitin 2017, Kosova kishte hequr dorë nga kërkesa për pranim në INTERPOL, për shkak të mungesës së votave së mjaftueshme për anëtarësim. /Telegrafi/