Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është transferuar në paraburgimin e Durrësit ku ndodhen edhe ish kolegët e tij, Vangjush Dako, ish ministri Lefter Koka dhe ish deputeti Alqi Bllako.
Gjici u arrestua dy ditë më parë, ndërsa hetimet për të kanë nisur në momentin e publikimit të videoskandalit erotik ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me shtetasen Alma Kaçi.
Pas aktit seksual, ata diskutojnë në zyrë për një projekt që do të financohej nga bashkia për izolimin e qenve endacakë në Kukës. Menjëherë më pas, Gjici thërret në zyrë një vartësin e tij që të merret me dokumentacionin që do dorëzojë shtetasja Alma Kaçi.
Prokuroria kreu një sërë verifikimesh për rastin, duke ngritur në përfundim akuzat e korrupsionit për të dy të hetuarit.