0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Safet Gjici dhe Alma Kaçi dalin sot para gjykatës

Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi, do të dalin sot para gjykatës në Apelit e GJKKO, për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit.

Kujotjmë se Safet Gjici u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj Alma Kaçit është caktuar masa “arrest shtëpie”.

Kjo e fundit ka mbërritur në gjykatë me kapele dhe syze të zeza, duke u munduar të shmangë vëmendjen e kamerave.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas publikimit të videos teksa të dy ata kryenin e marrëdhënie seksuale në zyrën e bashkisë së Kukësit. Për këtë prokuroria nisi hetim për shpërdorim të detyrës dhe më pas me atë të korrupsionin pasiv dhe korrupsionin aktiv për Alma Kaçin, pasi të dy komunikojnë për një tender.

Prokuroria ka zhvilluar edhe hetime sa i takon personave që mund të ketë shtyrë Alma Kaçin për të bërë atë video, pasi ka dyshime pasi kjo mund ta këtë kryer për të shantazhuar ish-kryebashkiakun. Deri në këtë fazë të hetimit  nuk ka persona konkret që mund ta shtyrë Kaçin.

Kjo e fundit ka deklaruar në Prokuri se e ka kryer videoregjistrimin, pasi kur e ka takuar herën e parë Gjici e ka ngacmuar seksualisht dhe për të dokumentuar gjithçka në takimin e dytë ajo ka shkuar bashkë me një video-regjistrues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img