Site icon PrishtinaPress

‘Safe Journalists’ reagon për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla

Për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists.

Kjo platformë i është referuar reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njofton PrishtinaPress.

Kujtojmë se të martën (11.04.2023) gazetari Valon Syla pas një emisioni televiziv, është sulmuar nga tre persona të cilët u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës./PrishtinaPress/

Exit mobile version