Për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla ka reaguar edhe Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, Safe Journalists.
Kjo platformë i është referuar reagimit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njofton PrishtinaPress.
Kujtojmë se të martën (11.04.2023) gazetari Valon Syla pas një emisioni televiziv, është sulmuar nga tre persona të cilët u arrestuan të mërkurën nga Policia e Kosovës./PrishtinaPress/