Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Sadriu-Lushaku ka publikuar fotografi nga renovimi i shkollave në kryeqytet.
Ajo tha se këto renovime janë duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë.
“Renovimi i shkollave në kryeqytet është duke u zhvilluar me dinamikë të shpejtë. Jemi të lumtur që tani kur nxënësit po shijojnë pushimet, ne po ua bëjmë shkollat gati për shtator”, ka shkruar ajo.
Renovimet janë duke u bërë tek Gjimnazi “Xhevdet Doda” dhe tek Gjimnazi Specializuar Matematikor-Prishtinë.