Site icon PrishtinaPress

Sadiku: Televizionet publike duhet të mbyllen ose t’u ndalohet të flasin për politikë

Komentatori politik Ermal Sadiku thotë se televizionet publike duhet të mbyllen krejtësisht, ose t’u ndalohet të flasin për politikë.

Sadiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se televizioneve publike duhet t’u ndalohet të flasin për politikë, pasi sipas tij ‘ nuk ka hajr prej tyre’.

“Televizionet publike i kisha mshel komplet, nuk ka asnjë nevojë me pas televizione publike. Sidomos me ua ndalu me fol për politikë. Duke e ditë cka kanë bo 20 vjet, e duke e ditë cka mujn me bo tash. Ose të qesin balet dhe muzik klasike e mos le të folin për politik hiq se s’ka hajr prej tyne”, tha Sadiku.

Ndërsa shtoi se puna në televizionin publik të Kosovës nuk do të rregullohet asnjëherë.

“As njet nuk e kanë me ndreq se atë të sindikatës po dojnë me bo drejtor, kjo është ‘Zoti hajr e boft’”,tha Sadiku.

Derisa profesori Sadri Ramabaja i thotë se mund të kandidojë edhe ai për pozitën e drejtorit të RTK-së, Sadiku u përgjigj shkurt: ‘Estagifurlllah’.

Exit mobile version