Sonte boksierja që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Donjeta Sadiku, do ta fillojë garën.
Për këtë, ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se në çdo goditje, ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit.
“Në çdo goditje ajo i tregoi botës fuqinë e qëndresës dhe guximit. Jam e bindur se kështu do të vazhdojë edhe sonte, teksa Donjeta Sadiku fillon garat në lojërat olimpike në Paris. Forca Donjetë! E gjithë Kosova është me ty”, shkroi Osmani.
Sadiku do të ndeshet sonte me fillim nga ora 21:00, e që do të jetë edhe sportistja e parë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike.