4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sadiku: Kryetari Rama më pyeti “kur po e bojmë spitalin” e Prishtinës

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku ka folur për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës. Ai tha se kompania përgjegjëse e ka kaluar fazën e parë të fizibilitetit, ndërsa pritet të hyj në fazën e dytë, atë të planit ideor të spitalit të Prishtinës.

Ai tha se kryetari i komunës, Përparim Rama e ka pyetur atë se ‘kur po e bojmë spitalin’, ndërsa dha detaje tjera rreth lokacionit të mundshëm të këtij spitali.

Sadiku shpreson që vitin e ardhshëm të kalohet në fazën e tretë – ndërtimit të spitalit të Prishtinës.

“E falënderoj kryetarin Rama, i cili prej marrjes së mandatit nuk ka pasur hezitim për këtë çështje, më ka thënë ‘kur pe bojmë spitalin’. E kemi një projekt që është duke u bërë fizibiliteti, një projekt që ka nisë më herët, më një kompani prestigjioze, e cila është zgjedhur në vitin 2019. Ajo kompani e ka kaluar fazën e parë, ka ardhë me një propozim, që të hyjmë në fazën e dytë- plani ideor, ndërsa vitin e ardhshëm presim të hyjmë në fazën e tretë- ndërtimi i spitalit të Prishtinës. Kjo nuk varet prej neve, por prej kompanisë, sepse kemi propozu pesë prona ata kanë pasë hezitim, tash do të propozojmë prona tjetra. Ajo që do t’ia sugjerojmë ne është kjo pjesa e Prishtinës së Re, sepse ka hapësirë dhe do presim cili do të jetë mendimi i kompanisë, që është shumë e profesionalizuar për këtë punë”, tha Sadiku në t7.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img