Home Lajme Sabri Fejzullahu dekorohet nga Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave

Sabri Fejzullahu dekorohet nga Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave

Për kontributin që ka dhënë për pesë dekada në artin dhe kulturën e vendit tonë, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekoruar këngëtarin dhe aktorin kosovar, Sabri Fejzullahun.

Thaçi e ka dekoruar Fejzullahun me Medalje Presidenciale të Meritave.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikut tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, shkruan presidenti në postimin e tij, ku shihet me këngëtarin kosovar.

Exit mobile version