1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Sabit Geci flet për Faton Hajrizin: Më kërkoi takim pas arratisjes, gabova që e refuzova

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, ka bërë të ditur se ka qëndruar për katër vite në të njëjtin institucion korrektues me Faton Hajrizin, i cili u vra sot në Serbi.

Geci ka rrëfyer në lidhje me raportin e tij me Hajrizin, duke thënë se për herë të parë janë takuar në burgun e Mitrovicës.

Kam qenë në burg me Fatonin. Unë kam qenë me një dhomë, ai ka qenë me një dhomë vet. Unë Fatonin e kam gjet në Mitrovicë në burg.” – ka deklaruar ai në T7.

Geci gjithashtu ka treguar se para pak ditësh, pas arratisjes nga burgut, Hajrizi i kishte kërkuar një takim.

Ish-komanti i UÇK-së ka treguar se ka refuzuar këtë takim, dhe duke u shprehur se ka gabuar.

Gjatë kohës së arratisjes ka kërkuar ai të takohet me mua. Gabimi im ka qenë ky që nuk e takova sepse unë e kisha bind që të kthehej në burg. Sepse vetëm kështu ai do të kthehej në burg, kurrë nuk do të kthehej përmes arrestimit.” – ka deklaruar Geci.

Dëgjo, Faton Hajrizin e njoh si fëmijë. Ai ka qenë shumë djalë i mirë, i ëmbël, jo banal në shprehje, por ndërkohë gjatë vuajtjes së dënimit në burg, ai është shndërruar në kriminel. Unë s’mund t’i them kriminel, por sjelljes që janë bërë ndaj tij, vetëm kafshëve i janë bërë.” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img