Ish banori i “ Big Brother Vip Albania”, Sabiani, ka qenë sërish nga personazhet më të përfolur aedhe gjatë këtij sezoni, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në një emision Sabiani tregoi se arsyeja pse ai u fut në shtëpi gjatë kohës që aty ishte vajza e tij, Keisi, ishte sepse në një takim të shkurtër nuk sqaroheshin dot.
Sabiani shtoi se pas hyrjes së tij janë sqaruar shumë gjëra, duke I dhënë një sinjal.
“Unë nuk erdha fare ta merrja. E para sepse nuk prisja që të dilte Keisi. Për aq sa dha aty brenda me të padrejtë ka dalë. Arsyeja pse unë u bërë pjesë e “Big Brother VIP” ishte sepse unë ty për gjysmë ore nuk të sqaroja dot, dhe duhet të isha vetë banor i atij produksioni. Hyrja ime sqaroi shumë gjëra, i dha një sinjal”– tha Sabiani.