6.4 C
Pristina
Saturday, March 1, 2025

Buy now

spot_img

Sa vota i mori Fitore Pacolli në Londër, atje ku thoshte se merrej me politikë para se t’i bashkohej VV-së?

Në disa paraqitje të saj, Fitore Pacolli, deputete e Vetëvendosjes, ka përmendur se ka jetuar në Londër, e madje, kishte thënë se atje është marrë edhe me politikë.

Anise ka jetuar atje dhe e përmend goxha shpesh, shqiptarët në Londër nuk i kanë dhënë shumë vota Pacollit.

Madje, kjo është shumë poshtë në listën e kandidatëve të VV-së, ku siç shihet nga votimi në Ambasadën e Kosovës në Londër ka marrë vetëm 56 vota.

Pacolli kishte deklaruar se kishte marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2010 në Londër, ku tha se “kishte qenë personi më i afërt i një kandidate për deputete”.

“Pas përfundimit të studimeve, unë vendos me u kyç në politikë në Londër, me liberal demokratët, kam punu me ta gjatë vitit 2010 dhe kom marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2010. Kam qenë personi më i afërt i një zonje që ka qenë kandidate për deputete. Aty kam marrë hapat e parë të politikës dhe politikbërjes“, ka thënë ajo.

Tutje, Pacolli kishte shtuar:

“Unë nuk kam qenë e përfshime në politikë në Kosovë, dhe në Londër kam vendos që nëse kthehem në Kosovë, ku do të angazhohem, në cilën parti politike.

Shumë ma bëjnë këtë pyetje, se kam pas mundësi të kyçem në politikë edhe në Londër, ndoshta nuk do të ishta deputete, por me shumë gjasë do të isha një kuader në partinë e liberal demokratëve aty, do të isha një person aty që punoj”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img